Sot më datë 19 tetor 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me JUFREX – Projektin e Bashkimit Evropian dhe Këshillit te Evropës janë duke e realizuar Trajnimin e Trajnuesve me temë “Liria e Shprehjes - Neni 10 i KEDNJ”.
Trajnimi i Trajnuesve do të zgjasë 4 ditë, nga data 19 Tetor 2021 deri më 22 Tetor 2021, ku do të trajtohen konceptet kryesore të Nenit 10 të KEDNJ.
Trajnimi ka për qëllim te rrisë kapacitetin e profesionisteve ligjore për të zbatuar standardet evropiane dhe ndërkombëtare ne fushën e lirisë së shprehjes.
Gjatë dy ditëve të para të trajnimit do të trajtohen parimet bazë të lirisë së shprehjes dhe kushtet për kufizimin e saj - zbatimi i testit tre hapësh, e drejta për qasje në informacion, diskutim për metodologjinë dhe përmbajtjen e trajnimit, Siguria e gazetarëve në Kosovë, Standardet e GJEDNJ për sigurinë e gazetarëve, Lufta për Drejtësi.
Ndërsa në ditën e III dhe IV do të do të trajtohen sinjalizimi dhe metodologjia si dhe prezantime në grupe nga pjesëmarrësit.
Trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë fizike, duke i respektuar të gjitha masat e parapara nga vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë qëllim të ruajtjes nga virusi COVID-19.
Përfitues të Trajnimit janë: Gjyqtarët nga Gjykata e Apelit, Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelor, si dhe Avokatë.
19-10-2021