Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-10-2021

Nën moduli –“Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale ” tema- Të dëmtuarit në kuptimin e përgjithshëm dhe si palë në një proces penal, sesioni i parë

Më 20 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u  realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” me trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.Në kuadër të sesionit të parë trajnues nga nën modulit “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” janë duke u trajtuar: Të drejtat e të dëmtuarit gjatë fazë së hetimit dhe shqyrtimit gjyqësor, lajmërimi - kallëzimi i rastit tek organet e ndjekjes penale, pjesëmarrja aktive e të dëmtuarit në hetim dhe shqyrtim gjyqësor, të drejtat e të dëmtuarit në kompensimin e dëmit dhe të drejtat e të dëmtuarit pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor (e drejta në ankesë).

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar kështu të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.

 Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :