Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-10-2021

Pjesa e domosdoshme dhe cenimi i saj

Më 21 Tetor  2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës Zoom me temë Pjesa e domosdoshme dhe cenimi i saj”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme, dhe z. Nehat Idrizi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me pjesën e domosdoshme: si thirrja, dëmtimi dhe kërkesa për pjesë të domosdoshme, gjithashtu do të diskutohet për mënyrën e caktimit dhe llogaritjen e pjesës së domosdoshme.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave që merren me procedurat e kompensimit pranë organit shpronësues.

Shpërndaje :