Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-10-2021

Nën moduli – Prokurori i shtetit, mbrojtësi i dëmtuari dhe i pandehuri si palë në procedurën penale, sesioni i tretë, tema - “ I dëmtuari në procedurën penale ”

Më 21 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Prokurori i shtetit, mbrojtësi i dëmtuari dhe i pandehuri si palë në procedurën penale ” me trajnues z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto nën tema: Kuptimi i pozitës së të dëmtuarit në procedurën penale, të drejtat e të dëmtuarve sipas kodit të procedurës penale, detyrimet e gjykatës në raport me të dëmtuarin dhe detyrimi për ti paguar shpenzimet e procedurës penale. Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :