Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-10-2021

Nën moduli – Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë, tema - “Marrëveshja për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar dhe shqiptimi i dënimit” , sesioni i dytë

Më 26 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë ” me trajnues z. Afrim Shala, U.d. Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Marrëveshja për pranimin e fajësisë, refuzimi i pranimit të fajësisë, aktvendimi për pranimin e fajësisë dhe procedura e mëtejme, marrja e aktgjykimit dhe shqiptimi i dënimit, përmbajtja e aktgjykimit, shpallja e aktgjykimit, vendosja lidhur me paraburgimin dhe përpilimi dhe dorëzimi i aktgjykimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar i kombinuar, në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë, duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19 dhe atë online përmes platformës “ZOOM”.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :