Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-10-2021

Nën moduli – Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, sesioni i tretë, tema - “ Paraburgimi për kryerësit me çrregullime mendore ”

Më 27 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i Procedurës Penale-Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore ” me trajnues z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Kriteret ligjore lidhur me caktimin e paraburgimit me çrregullime mendore, paraburgimi dhe kushtet, kërkesat ligjore për masën e paraburgimit. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ ZOOM” në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :