Më 02-03 Nëntor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Programi i Specializuar i Trajnimit Krimi Kibernetik – Sesioni III”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Ikramije Bojaxhiu, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe z. Fadil Abdyli, Shef i Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike, në Policinë e Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me mbështetjen e shoqërive në të gjithë botën në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit gjyqtarët dhe prokurorët duhet të jenë të përgatitur për të gjykuar krimin kibernetik dhe shqyrtuar provat elektronike.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të Apelit dhe nivelit Themelor.
02-11-2021