Më 02 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Aktgjykimi dhe llojet e tij” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Gjatë realizimit të sesionit janë duke u trajtuar Aktgjykimi refuzues dhe aktgjykimi lirues.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM”.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
02-11-2021