Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-11-2021

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Me datë 29 tetor 2021, në Akademinë e Drejtësisë, u mbajt takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Vaton Durguti, Udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.

Sipas rendit të ditës së përcaktuar për këtë takim, fillimisht anëtarët e Këshillit Drejtues miratuan procesverbalin nga takimi i kaluar.

Më pas, Këshilli Drejtues miratoi përbërjen e re të Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë, anëtarë të të cilit u emëruan: Mejreme Memaj-gjyqtare në Gjykatën Supreme, Nora Bllaca-Dula, gjyqtare në Gjykatën e Apelit, Lumnije Krasniqi, gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Atdhe Berisha, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, Agim Kurmehaj, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Arbresha Shala-Raça, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu Këshilli Drejtues diskutoi edhe për Memorandumin e Mirëkuptimit në mes të AD dhe KPK dhe Protokollin e përbashkët për trajnimet e detyrueshme dhe trajnimet shtesë të prokurorëve me performancë të dobët, duke autorizuar njëkohësisht Drejtorin Ekzekutiv që të nënshkruaj Memorandumin në fjalë.

Në këtë takim Këshilli Drejtues diskutoi edhe çështje të tjera të cilat janë në dobi të funksionimit të mirë të punës së Akademisë së Drejtësisë në kuadër të kompetencave dhe mandatit ligjor të saj.

Shpërndaje :