Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-11-2021

Njoftim - Thirrje për Pjesëmarrje për programin e Trajnimit të Trajnuesve në fushën e Krimit Kibernetik

Akademia e Drejtësisë (AD), në bashkëpunim me Projektin “iPROCEEDS”, të mbështetur nga  Këshilli i Evropës, fton kandidatët e interesuar që të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin e Trajnimit të Trajnuesve (TiT) sa i përket zhvillimit të një kurrikule të trajnimit në fushën e Krimit Kibernetik, për gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistët tjerë që merren me rastet nga fusha e Krimit Kibernetik. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është identifikimi dhe ndërtimi i një kuadri trajnuesish, që fillimisht do të trajnohen në modulin bazik që do të mbahet online , dhe të njëjtit në vijim do të trajnohen në modulet e avancuara nga ekspertet e projektit që do të zhvillohen fizikisht në pjesën e parë të vitit 2022.

Programi i TiT do jetë një mundësi për kandidatët e përzgjedhur që të marrin njohuri të avancuara për trajnimin në të ardhmen ne fushën e krimit kibernetik dhe provave elektronike, që do të organizohen nga AD-ja.

Duke u bazuar në kushtet e bashkëpunimit mes AD-së dhe Projektit iPROCEEDS, AD-ja do të jetë përgjegjëse për përzgjedhjen e së paku 15 deri në 30 kandidatëve pjesëmarrës të Programit TiT përmes një procesi konkurrues dhe transparent.

Kandidatët e interesuar për të marr pjesë në këtë program trajnues duhet te dërgojnë një CV ose një rezyme profesionale.

Programi TiT

  • Objektivat:
    • të zhvillojë trajnerë profesionalë për gjyqtarët dhe prokurorët;
    • të ofrojë një program trajnimi të qëndrueshëm për zbatimin e një metodologjie të unifikuar dhe efektive të trajnimit;
    • zhvillimin e aftësive prezantuese dhe lehtësuese;
    • hartimin e kurseve, zhvillimin e kurrikulave, si dhe
    • përgatitjen e materialit të kursit.

 

  • Afati kohor i pritshëm i programit TiT: Dhjetor 2021 - 2022.
  • Kohëzgjatja e Programit TiT: Brenda vitit 2021 pritet të zhvillohet një (1) Trajnim i Trajnuesve përmes platformës ZOOM në fushën e Krimit Kibernetik me elemente bazike, i cili do t’iu paraprijë dy (2) Trajnimeve të specializuara të Trajnuesve, që pritet të zhvillohen gjatë vitit 2022, në fushën e Krimit Kibernetik dhe evidencës elektronike.

Kriteret e pranueshmërisë:

  • Përvojë profesionale prej 5 vitesh me përvojë relevante ne fushën e drejtësisë  prej së paku 4 vitesh;
  • Njohuri për kornizën ligjore dhe procedurat, njohuri të përgjithshme dhe/ose ekspertësh;
  • Aftësi për të mbledhur dhe analizuar përmbajtjen e trajnimit;
  • Kompetenca lidhur me përdorimin e mjeteve mësimore digjitale/online ose zotimi që kjo gjë do jetë prioritet nëse zgjidhet si trajner, gjithashtu edhe angazhimi për të aplikuar mësimin elektronik do të konsiderohet përparësi.
  • Përvojë trajnimi (nëse ka)
  • Të jetë përfaqësues i një prej grupeve profesionale të mëposhtme

                   gjyqtar, prokuror ose anëtar i gjyqësorit,

                    ekspert në fushën e Krimit Kibernetik,

                    punonjës në institucionet përkatëse për parandalimin ,  ndjekjen dhe hetimin e krimit kibernetik.

Kandidatëve u kërkohet të dërgojnë aplikacionin e tyre tek AD-ja, tek personi kontaktues: z. Arianit Shabani, e-mail:  arianit.shabani@rks-gov.net

  • Afati i fundit për aplikim: 09 Nëntor 2021
  • Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet do të ftohen në Trajnim.
  • Përfundimi i procesit të përzgjedhjes: 15 Nëntor 2021.

Shpërndaje :