Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-11-2021

Nën moduli – Shqyrtimi gjyqësor, sesioni i katërt, tema - “ Shtyrja ndërprerja dhe koha e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, si dhe procesverbali i shqyrtimit gjyqësor”

Më 03 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Shqyrtimi gjyqësor ” me trajnues z. Afrim Shala, U.d. Kryetarit të Gjykatës së Apelit.

Në kuadër të sesionit të tretë po trajtohen këto tema: Shtyrja ndërprerja dhe koha e shqyrtimit gjyqësor, procesverbali i shqyrtimit gjyqësor dhe përmbajtja e shqyrtimit gjyqësor.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ ZOOM” në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :