Më 03 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Procedura sipas mjeteve juridike ” me trajnues z. Hashim Çollaku, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Afati për ushtrimin e ankesës, llojet e aktgjykimit që mund ti nxjerr gjykata e Apelit, i dëmtuari në cilat raste mund të ushtroj ankesë dhe procedura e veprimit pas pranimit të shkresave të lëndës sipas ankesës së ushtruar.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ ZOOM” në kohë reale.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
03-11-2021