Sot më 08 Nëntor 2021, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me OSBE, është duke e zhvilluar Trajnimin e Trajnuesve në fushën e Diskriminimit.
Qëllimi i këtij Trajnimi të Trajnuesve është që të avancohen kapacitetet trajnuese të Akademisë së Drejtësisë dhe të zhvillohen aftësitë profesionale të gjyqtarëve duke u njoftuar më shumë me parimet dhe konceptet e Ligjit për mosdiskriminim, aspektet krahasuese të Legjislacionit vendor me atë ndërkombëtar, praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut etj.
Gjatë Trajnimit të Trajnuesve i cili do të zgjasë 3 ditë, do të shtjellohen edhe çështjet e ngacmimit seksual, gjuha e urrejtjes dhe stereotipet negative, viktimizimi dhe përkufizimet sipas të drejtës së BE-së.
Objektivat e Trajnimit të Trajnuesve janë që pjesëmarrësit, pas përfundimit të trajnimit të jenë në gjendje të:
Trajnuese e këtij Trajnimi do të jetë ekspertja Ndërkombëtare znj. Margarita Ilieva.
Përfitues të këtij Trajnimi janë Gjyqtarët e nivelit Themelor dhe të Apelit.
08-11-2021