Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-11-2021

Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme dhe cedimi i pasurisë gjatë jetës për së gjalli

Më 09 Nëntor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme dhe cedimi i pasurisë gjatë jetës për së gjalli”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtarë në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth në zbatimit adekuat të ligjeve, të cilat i referohen marrëdhënieve juridiko detyrimeve, ku rregullohen me kontratën mbi cedimin e pasurisë për së gjalli, si rezultat i të cilave janë praktikat e ndryshme gjyqësore.

Gjatë trajnimit do të përdoren metodat të kombinuara duke përfshirë  shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykatat Themelore si dhe bashkëpuntorë profesional.

Shpërndaje :