Më 10 Nëntor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me projektin OSBE janë duke realizuar trajnimin hibrid me temë “Procedura penale e kryerësve me çrregullime mendore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Hashim Çollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Avni Mehmeti, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me procedurë penale, si dallon prej procedurës së rregullt nga përmbajtja e saj, mënyra e inicimit të procedurës penale, zhvillimi i procedurës, përfundimi i saj si dhe vendimet përfundimtare gjyqësore.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe Prokurorë.
10-11-2021