Akademia e Drejtësisë (AD), në bashkëpunim me Projektin National Centralised Criminal Record System (NCCR), fton kandidatët e interesuar që të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin e Trajnimit të Trajnuesve (TiT) sa i përket Evidencave Penale.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është identifikimi dhe ndërtimi i një kuadri trajnuesish, që fillimisht do të trajnohen në modulin bazik, dhe të njëjtit pastaj të specializohen me trajnime të tjera nga ekspertet e projektit.
Programi i TiT do jetë një mundësi për kandidatët e përzgjedhur që të marrin njohuri të avancuara për trajnimin në të ardhmen ne fushën e Evidencës Penale, që do të organizohen nga AD-ja.
Duke u bazuar në kushtet e bashkëpunimit mes AD-së dhe Projektit NCCR, AD-ja do të jetë përgjegjëse për përzgjedhjen e së paku 14 kandidatëve pjesëmarrës të Programit TiT përmes një procesi konkurrues dhe transparent.
Kandidatët e interesuar për të marr pjesë në këtë program trajnues duhet të dërgojnë një CV ose një rezyme profesionale.
Programi TiT
Objektivat:
Kriteret e pranueshmërisë:
gjyqtar, prokuror ose anëtar i gjyqësorit;
ekspert në fushën e Evidencave Penale;
punonjës në institucionet përkatëse;
Kandidatëve u kërkohet të dërgojnë aplikacionin e tyre tek AD-ja, tek personi kontaktues:
z. Arianit Shabani, e-mail: arianit.shabani@rks-gov.net
Afati i fundit për aplikim: 17 Nëntor 2021
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet do të ftohen në Trajnim.
Përfundimi i procesit të përzgjedhjes: 19 Nëntor 2021.
10-11-2021