Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-11-2021

Trajnim kundër diskriminimit

Më 11 dhe 12 nëntor 2021 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE-në, janë duke e realizuar trajnimin me temë  “E drejta për barazi dhe mosdiskrimimin”.

Trajnimi është duke u realizuar me mbështetjen e trajnueses/ekspertja Ndërkombëtare znj. Margarita Ilieva.

Qëllimi i trajnimit synon avancimin e njohurive të reja profesionale lidhur me Diskriminimin në përgjithësi dhe atë të specifikuar pra diskriminim të tërthorët, po ashtu u diskutua edhe nga E drejta e Bashkimit Evropian dhe Gjykata Evropiane dhe roli i saj në luftimin e kësaj dukurie.

Me theks të veçantë gjatë këtyre dy sesioneve trajtohet rreth ngacmimit seksual, parimi i zhvendosjes së barrës së provës dhe gjuha e urrejtjes/sterotipizmi, nxitja për diskriminim ku në fokus të këtyre temave u zhvilluan diskutime rreth deklaratave diskriminuese.

Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive si dhe janë u trajtuar shembuj simuluese me anë të rasteve praktike të ndara në dy grupe punuese.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë të Gjykatave Themelore si dhe Prokurorë nga Prokuroritë Themelore.

Shpërndaje :