Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-06-2014

Trajnim “Konflikti administrativ”

19 qershor 2014, IGJK ka realizuar trajnimin me temën “Konflikti administrativ”, qëllimi i të cilit ishte thellimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me padinë, aktgjykimin dhe mjetet juridike në konfliktin administrativ.

Gjatë trajnimit u trajtuan çështjet lidhur me atë se kush ka të drejtë të iniciojë konfliktin administrativ, kush mund të jetë i paditur në konfliktin administrativ dhe kush mund të jetë person i tretë në konfliktin administrativ. Gjithashtu fokus tjetër i këtij trajnimi ishte zbërthimi i dispozitave të Ligjit për Gjykatat- nr.03/L-199 të Republikës së Kosovës lidhur me kompetencën lëndore për të gjykuar çështjet administrative, si dhe roli i Departamentit për çështjet administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Gjykatës së Apelit si dhe Gjykatës Supreme të Kosovës.

Përmes rasteve hipotetike por, edhe përmes diskutimeve pjesëmarrësit u angazhuan në  zgjedhje praktike të çështjeve që janë trajtuar në prezantim.  

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe një gjyqtarë nga Gjykata e Apelit.

Shpërndaje :