Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-11-2021

Nën moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i parë, tema - “ Procedurat ndaj personave të cilët kanë kryer vepra penale nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe procedurat penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore”

Më 12 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Procedurat e veçanta sipas KPPK ” me trajnues z. Skender Qoqaj, Gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Prizren.

Në kuadër të këtij sesioni të parë temat që po trajtohen janë: Përgjegjësia penale e personit fizik, sëmundjet mendore të përkohshme dhe të përhershme, zhvillimi mendor me ngecje, zbatimi i ekzaminimit psikiatrik dhe aktvendimi mbi aftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :