Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-11-2021

Përmbarimi në sendet e paluajtshme

Më 12 Nëntor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me GIZ janë duke realizuar trajnimin në formë fizike Përmbarimi në sendet e paluajtshme”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim z. Isa Shala, Përmbarues Privat.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve ne fushën e përmbarimit ku objekt përmbarimi janë sendet e paluajtshme duke filluar nga veprimet ekzekutive, shënimi i përmbarimit, sigurimi palujtshmerise, vlerësimi i palujtshmerise, përmbajtja e konkluzionit të shitjes, ankandet e shitjes. 

Gjatë trajnimit do të përdoren metodat të kombinuara duke përfshirë  shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Gjykatat Themelore si dhe Përmbarues Privat. 

Shpërndaje :