Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-11-2021

Komunikatë për media

Më 11 nëntor 2021, Këshilli  Drejtues i Akademisë se Drejtësisë ka mbajtë takimin e jashtëzakonshëm ku është diskutuar çështja e ligjit për racionalizimin e Akademisë se Drejtësisë. Takimi është udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues te AD  z. Vaton Durguti, njëherit Udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.

Anëtarët e Këshillit Drejtues ne këte takim kane shpreh shqetësimet e tyre me zhvillimet e fundit te raportuara nga mediat për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me Vendimin nr.03/42, të datës 27.10.2021, ku përfshihet edhe ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, njëzëri u deklaruan se Këshilli Drejtues mbeshtet dhe mbetet i përkushtuar në bashkëpunimin që ka me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet relevante ndërkombëtare ne Kosove, ne iniciativen e filluare tashme  per hartimin e koncept dokumentit per plotesim ndryshimin e ligjit te Akademise. Perkujtojme , se pas kerkeses se Akademise se Drejtesise, Ministria Drejtesise  me date 25 qershor 2021, dhe ne përbërje te gjithë akterëve relevant , duke përfshirë përfaqësuesit e AD, KGJK , KPK , MD, dhe shoqërinë civile, tashme kane filluar zhvillimin e koncpet dokumentit me synim forcimin e Akademise se Drejtesise ne permbushje te misionit dhe mandatit te saj ligjore.Andaj ne kete konteks Keshilli Drejtues fuqishem qendron dhe mbetet ne ruajtjen e pavarsise institucionale si parakushte per zhvillimin ,avancimin dhe ngritjen e profesionalizmit te gjyqtareve, prokuroreve dhe profesionisteve tjere ligjore ne sistemin gjyqesore ne Republiken e Kosoves. 

Në fund të këtij takimi anëtarët e Keshillit Drejtues u dakorduan që Kryetari i Gjykates Supreme, z.Enver Peci,  dhe njeherit anëtar i KD të AD-së, të ftoj në një takim të përbashkët akterët e institucioneve të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë  Keshillin Gjyqesore , Keshillin Prokurorial, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe Kryetarin e Komisionit për Legjislacion , Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, për të u dakorduar rreth qëndrimt të përbashkët rreth çështjeve te diskutueshme në fjalë.

Shpërndaje :