Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-11-2021

Nën moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, , tema - “Paraburgimi” sesioni i dytë

Më 15 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli  “Procedurat e veçanta sipas KPPK ” me trajnues z. Skender Çoçaj, Gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Prizren.

Në kuadër të sesioni janë duke u trajtuar paraburgimi për personat me çrregullime mendore, caktimi i paraburgimit ndaj të miturit me çrregullime mendore, kushtet e veçanta që duhet plotësuar për të caktuar paraburgimi ndaj një personi me çrregullime mendore, pushimi apo ndërprerja e procedurës për shkak të aktvendimit mbi paaftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit, zbatimi i procedurës për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, vendimet gjyqësore dhe shqiptimi dhe llogaritja e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike dhe metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :