Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-11-2021

Nën moduli – Procedura alternative, tema - “Negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë” sesioni i dytë,

Më 15 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura alternative” me z. Haxhi Derguti, trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të sesionit janë duke u trajtuar si negociohet marrëveshja për pranimin e fajësisë, pozita e palës së dëmtuar, marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe rekomandimet e dënimit. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrën fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :