Më 16 Nëntor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me projektin IRZ janë duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Zbatimi në praktikë i Ligjit për Shoqëritë Tregtare”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe znj. Barbara Brenner- Avokate e specializuar në fushën e ligjit të insolvences dhe ristrukturimit te shoqërive tregtare.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me mënyrat e themelimit dhe shuarjes së shoqërive tregtare dhe pasojat juridike që krijojnë.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit.
16-11-2021