Më 16 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Procedurat e veçanta sipas KPPK ” me trajnues z. Skender Qoqaj, Gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Prizren.
Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: Qëllimi dhe shqiptimi i masave të trajtimit të detyrueshëm që shqiptohen ndaj të miturve, parimet e përgjithshme gjatë ekzekutimit, ekzekutimi i masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri dhe shqiptimi i masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
16-11-2021