Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-11-2021

Nën moduli – Procedura alternative, sesioni i tretë, tema - “ Marrëveshja për pranimin e fajësisë në gjykatë”

Më 16 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Procedura alternative ” me z. Haxhi Derguti, trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto nën tema: Prezantimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë në gjykatë, shqyrtimi gjyqësor sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe sistemet juridike të cilat e aplikojnë këtë institut.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :