Më 17 Nëntor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë “Menaxhimi i punës në administratën e sistemit prokurorial”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z. Bahri Hyseni, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve të trajtoj aspektet e menaxhimit të punës, pavarësisë institucionale, efikasitetit dhe llogaridhënies në udhëheqjeje dhe vendimmarrje.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë administratorët e prokurorive.
17-11-2021