Më 17 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Procedura alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë.
Në kuadër të sesionit janë duke u trajtuar Prioritetet dhe përfitimet e ndërmjetësimit, qëllimi i ndërmjetësimit dhe Procedura e ndërmjetësimit sipas Kodit të Procedurës Penale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
17-11-2021