Sot më 18 Nëntor 2021, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), ka vazhduar me punëtorinë e dytë rreth hartimit të Procedurave Standarde të veprimit për hetimin e rasteve të punës së rëndë të fëmijëve.
Kjo punëtori është në vazhdën e aktiviteteve të grupit punues të cilët janë duke punuar në krijimin e procedurave standarde, grup i cili është i përbërë nga Gjyqtarë nga Gjykatat Themelore, Prokurorë nga Prokuroritë Themelore, Mbrojtës të viktimave, zyrtarë nga Qendrat për punë sociale, si dhe përfaqësues nga Akademia e Drejtësisë.
Pas zhvillimit të procedurave standarde, synohet që të zhvillohet edhe trajnimi me po këtë temë për Gjyqtarët dhe Prokurorët, me qëllim të informimit me të dalurat nga grupi punues si dhe praktikat dhe analizat e mbledhura nga udhëheqësja e këtij grupi punues, ekspertja vendore znj. Ariana Qosaj Mustafa.
18-11-2021