Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-11-2021

Shqyrtimi gjyqësor të kryesit e mitur të veprave penale

Më 18 Nëntor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke u realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Shqyrtimi gjyqësor të  kryesit e mitur të veprave penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe z. Isuf Sadiku, prokuror në Prokurorinë Themelore Gjilan.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me  shqyrtimin gjyqësor të rasteve penale kur si kryes të veprave penale janë të miturit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga Departamenti për të Mitur.

Shpërndaje :