Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-11-2021

Nën moduli – Procedura alternative, sesioni i pestë, tema - “ Ndërmjetësimi në çështjet penale dhe rëndësia e tij ”

Më 18 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Procedura alternative ” me z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto nën tema: Palët dhe procesi i funksionimit të ndërmjetësimit në qështje penale, rëndësia e ndërmjetësimit, parimet e drejtësisë restauruese, dhe efektet pozitive të ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :