Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-11-2021

Trajtimi i kërkesave të punëtorëve lidhur me të drejtën e tyre në realizimin e 20 % nga shitja Ndërmarrjeve shoqërore

Më 19 Nëntor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë  Trajtimi i kërkesave të punëtorëve lidhur me të drejtën e tyre në realizimin e 20 % nga shitja Ndërmarrjeve shoqërore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Sabri Halili, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Dhomës së Posaçme si dhe z. Shkelzen Sylaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Dhomës së Posaçme

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në procesin e përfitimit të 20% të të ardhuarve që puëntorët i gëzojnë me rastin e shitjes-privatizimit të Ndërmarjeve Shoqërore (NSH-ve), gjegjësisht të aseteve të atyre NSH-ve.

Metodat e trajnimit është e kombinuar duke përfshirë  shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtarët e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, gjyqtarët e gjykatave të nivelit Themelor si dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :