Më 22 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Udhëzuesi i politikave ndëshkimore ” me z. Enver Peci, Kryetar në Gjykatën Supreme.
Në këtë sesion po trajtohen këto nën tema: Rrethanat për ashpërsimin e dënimit dhe mënyra e implementimit të udhëzuesit nga aspekti praktik.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
22-11-2021