Më 23-24 Nëntor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Mbrojtja e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve (viktimave), si dhe dëshmitarët bashkëpunues”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me provat e rëndësishme në një çështje penale që shërben për të vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë një gjendje faktike është edhe dëshmia e dëshmitarit dhe të dëmtuarit në cilësinë e dëshmitarit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë, duke përfshirë edhe prokurorët special dhe gjyqtarët e departamentit special në të dy nivelet.
23-11-2021