Më 30 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore ” me z. Bashkim Hyseni, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në këtë sesion temat që po trajtohen janë: Metoda - IRAC, identifikimi i çështjes (problemi), analiza e normës ligjore dhe konkluzioni.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
30-11-2021