Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-11-2021

Nën moduli – Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i tretë, tema - “ Masat edukuese dhe dënimet”

Më 30 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me znj, Nesrin Lushta, Gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Në këtë sesion temat që po trajtohen janë: Masat edukative, llojet dhe kohëzgjatja e masave edukative, masat edukuese të mbikëqyrjes së shtuar me detyrimet e veçanta dhe masat edukative institucionale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :