Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-12-2021

Nën moduli – Përgjegjësia e personave juridik, sesioni i dytë, tema - “ Bazat dhe kufiri i përgjegjësisë së personave juridik ”

Më 02 dhjetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Përgjegjësia e personave juridik ” me z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në këtë sesion po trajtohen këto tema:  Procedura sipas ligjit për personat juridik dhe sanksionet që mund të shqiptohen personave juridik sipas ligjit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :