Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-12-2021

Vështrim i thelluar mbi Procedurën e Falimentimit

Më 03 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Checchi&Company Consulting Inc., si implementuese e Programit për Drejtësi Komerciale brenda Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është duke vazhduar zhvillimin e pilot trajnimeve në fushën e së drejtës komerciale, më saktësisht me temën: “Vështrim i Thelluar mbi Procedurën e Falimentimit”

Ky trajnim vije si vazhdimësi e procesit të rekrutimit të Trajnuesve në fushën Komerciale, dhe përmbushjes së planprogramit dhe pilot trajnimeve të parapara, njëherit është edhe pilot trajnimi i fundit me të cilin përmbyllet procesi i rekrutimit të trajnuesve, pas një procesi 1 vjeçarë.

Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri më të zgjeruara rreth Ligjit të procesdurës së falimentimit dhe interpretimit të dispozitave të tij, si dhe të kuptojnë fushëveprimin e Ligjit të Procedurës së Falimentimit.

Gjithashtu gjatë trajnimit do të diskutohen edhe çështjet e ndërmarrjeve publike, kërkesat për falimentim, Procedura e likuidimit, dallimet mes procedurës së falimentimit dhe likuidimit etj. Trajnimi është duke u zhvilluar virtualisht përmes platformës ZOOM, si rezultat i masave të sigurisë ndaj luftimit të pandemisë COVID-19.

Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtarët e divizionit civil, Gjyqtarët e departamentit ekonomik, si dhe bashkëpunëtorët e tyre profesional.

Shpërndaje :