Më 30 nëntor 2021, në Akademinë e Drejtësisë, është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Vaton Durguti, Udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës dhe Përformancë për vitin 2022 të Akademisë së Drejtësisë dhe Programit Trajnues për vitin 2022 të Akademisë së Drejtësisë, si dhe çështje tjera në kuadër të mandatit të Akademisë.
Sipas agjendës së përcaktuar për këtë takim, fillimisht anëtarët e Këshillit Drejtues shqyrtuan dhe miratuan Planin e Punës dhe Përformancës për vitin 2022, gjithashtu edhe Programin Trajnues për vitin 2022, sëbashku me rekomandimet e Këshillit Programor.
Në këtë takim, Këshilli Drejtues diskutoi edhe për të gjeturat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për Akademinë e Drejtësisë, nga Raporti për gjendjen aktuale të trajnimeve të gjyqtarëve, si dhe çështje të tjera të cilat janë në dobi të funksionimit të mirë të punës së Akademisë së Drejtësisë në kuadër të kompetencave dhe mandatit të saj ligjor.
30-11-2021