Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-12-2021

Ceremonia e publikimit të moduleve të trajnimit bazik për bashkëpunëtorët profesional të gjykatave dhe prokurorive

Me 06 dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë realizoj ceremoninë e publikimit të Moduleve të trajnimit bazik për bashkëpunëtorët profesional dhe zyrtarët ligjor të gjykatave dhe prokurorive. Ceremonia është realizuar me pjesëmarrje fizike të panelisëve dhe partnerëve mbështetës si dhe online përmes platformës ZOOM për bashkëpunëtorë profesional dhe komunitetin tjetër ligjor. Të pranishmëve në këtë ceremoni iu drejtuan me një fjalë rasti z. Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv në Akademinë e Drejtësisë, nj. Valbona Bogujevci, Koordinatore e programit në UNDP,  Kryesuesi i KGJK-së, z. Albert Zogaj si dhe në emër autorëve të moduleve për aspektin penal z. Afrim Shala, Ushtrues i detyrës Kryetar i Gjykatës së Apelit si dhe z. Valon Totaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për modulin –aspekti civil.

z. Enver Fejzullahu në mes tjerash theksoj se këto module do ti kontribuojnë ngritjes së kapaciteteve të gjyqësorit, veçanërisht do të jenë lehtësues gjatë punës praktike të bashkëpunëtorëve profesional dhe zyrtarëve ligjor. Më tej ai në fjalën e tij shprehu falënderim për UNDP dhe projektin e SAEK. të cilët kanë mundësuar realizimin e këtyre moduleve, autorëve në hartimin e tyre dhe OSBE-në për përkthimin në gjuhën serbe.

Znj. Valbona Bogujevci në emër të UNDP-së falënderoi Akademinë e Drejtësisë për bashkëpunimin dhe në fjalimin e saj mes tjerash përmendi rëndësinë e rritjes së numrit të bashkëpunëtorëve profesional në gjykata dhe prokurori  dhe po ashtu mundësinë e mirë të shfrytëzimit praktik të këtyre moduleve  nga ana e tyre.

Edhe autorët e botimeve z. Afrim Shala si dhe Valon Totaj, theksuan rëndësinë e zhvillimit të këtyre moduleve dhe më tej zbatimin e trajnimeve për këto kategori meqenëse janë një mundësi e mirë për zhvillimin profesional si dhe zbatimin e një praktike më të mirë me rastin e vendosjes së çështjeve ligjore të cilat i përmbajnë modulet përkatëse.

Në këtë ceremoni morën pjesë, përfaqësues nga UNDP. SAEK,  kryetarë të gjykatave, gjyqtarë mbikëqyrës, bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjor nga gjykatat dhe prokuroritë e nga gjitha nivelet.

Shpërndaje :