Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-07-2014

Takimi koordinues me donatorë të IGJK-së

Me 02 korrik 2014, IGJK mbajti takimin e rregullt koordinues me donatorë. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve trajnuese me partnerët ndërkombëtar të cilët mbështesin realizimin e programeve të IGJK-së.

Drejtori i IGJK-së prezantoi një përmbledhje të shkurt të aktiviteteve të realizuara gjatë periudhës janar-qershor 2014 duke theksuar aktivitetet e mbështetura nga donatorët. Me këtë rast u prezantuan edhe të dhëna lidhur me aktivitetet e planifikuara deri në fund të këtij vitit 2014. Në fund të prezantimit drejtori theksoi nevojat për mbështetje të mëtutjeshme nga donatorët.

Gjatë takimit përfaqësues të donatorëve të IGJK-së, prezantuan rrjedhën e projekteve të tyre të tanishme dhe planet për të ardhmen. Ata falënderuan IGJK-në për bashkëpunimin e mirëfilltë në zbatimin e projekteve dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, EULER 2, GIZ, OSBE, USAID/CLE, B&S Europe, Ambasada Franceze, si dhe stafi udhëheqës i IGJK-së.

Shpërndaje :