Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-04-2013

PVAL Tryezë e diskutimeve: “Shpërblimi i dëmit”

Gjatë kësaj tryeze u trajtuan temat lidhur me: Përgjegjësin për shkaktimin e dëmit (subjektive dhe objektive), dëmi material dhe kriteret për  vlerësimin e tij, dëmi jo material dhe kriteret për vlerësimin e tij si dhe kamata ndëshkuese - kamatëvonesa. 

Kjo tryezë u shoqërua me shqyrtimin e të rasteve problematike nga praktika gjyqësore. Me këtë rast u konstatua se praktika e deritanishme gjyqësore reflekton qëndrime të ndryshme me disa nga çështjet lidhur me principet e përgjegjësisë për dëmin, institucioneve të parashkrimit, kamatëvonesës si dhe kritereve për përcaktimin e demit material e posaçërisht satisfaksionit për dëmin jomaterial. Prandaj u rekomanduar që sa me parë Gjykata Supreme e Kosovës, në kuptim të kompetencave të sajë të shqyrtojë dhe aprovojë qëndrime parimore dhe mendime juridike të cilat do të sigurojnë zbatim unik të ligjeve nga gjykatat në tërë territorin e Kosovës. 

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e Departamentit të përgjithshëm- divizioni civil të Gjykatës së Apelit dhe departamenteve të përgjithshme të Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :