Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan çështjet rreth parimeve të përgjithshme të etikës, përgjegjësive gjyqësore, administrative, veprimtarive gjyqësore, prokuroriale si dhe veprimtarive jo gjyqësore dhe jo prokuroriale. Një vëmendje parësore iu kushtua temave si pavarësia, paanësia, shkeljet etike dhe procedurat disiplinore. Trajnimi u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit interaktiv dhe nxjerrjes së rekomandimeve rreth aplikimit më të përkushtuar të Kodit të etikës për gjyqtarë atij për prokurorë.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore dhe prokurorët e prokurorive themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.
04-04-2013