Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-04-2013

Seminar: “Ndikimi i të Drejtës së Bashkimit Evropian (BE-së) në Ligjin Vendor”

Qëllimi kryesor i këtij seminari ishte avancimi i njohurive të gjyqtarve lidhur të drejtën e Bashkimit Evropian dhe reflektimet e saj në të drejtat nacionale të shteteve anëtare. Në këtë seminar u shtjelluan çështjet e natyrës juridike të së drejtës evropiane, burimet e saj, parimet e përgjithshme, veçoritë kryesore dhe efekti i kësaj të drejte në sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës. Vëmendja u përqendrua edhe në rolin e shtetit në lidhje me Mekanizmin e Stabilizim Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së. 

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët në Departamentin e përgjithshëm- divizioni civil të Gjykatës së Apelit dhe departamenteve të përgjithshme të Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :