Më datë 11 shtator 2014, është organizuar trajnimi për gjyqtar me temën: “Përgjegjësia e personit përgjegjës në organin e punësimit për zbatimin e vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës”
Ky trajnim kishte për qëllim që të ndihmoj pjesëmarrësit që të vlerësojnë përgjegjësinë e personit përgjegjës në organin e punësimit për zbatimin e vendimeve të KPMK-së si dhe të zbatojnë legjislacionin në fuqi që përcakton përgjegjësinë e organit të punësimit në zbatimin e vendimeve të KPMK-së .
Gjatë këtij trajnim u diskutua lidhur me format e vendosjes se KPMK-së ndaj vendimeve të institucioneve shtetërore, zbatimi i vendimeve të KPMK-së nga organet e punësimit-përgjegjësia e personit përgjegjës dhe përmbarimi i vendimeve të KPMK-së në procedurë gjyqësore.
Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive ku pjesëmarrësit në bashkëbisedim shprehnin idetë dhe qëndrimet e tyre për çështje te caktuara.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe te Gjykatës se Apelit-Departamenti i Përgjithshëm dhe Departamenti për Çështjet Administrative.
15-09-2014