Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-09-2014

E drejta për liri dhe siguri sipas KEDNJ-së

Me datë 16.09.2014, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është realizuar trajnimi me temë ”E drejta për liri dhe siguri sipas KEDNJ-së”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e dispozitave kushtetuese dhe ligjore në fuqi sipas kërkesave të KEDNJ-së, dhe ngritja e shkathtësive për hartimin e vendimeve, përfshirë edhe vendimet për të mitur, në pajtim me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtuan çështjet lidhur me zbatimin e të drejtës për liri dhe siguri sipas KEDNJ-së dhe legjislacionit në fuqi të Kosovës, privimi nga liria, arresti policor, paraburgimi, privimi nga liria i të miturve dhe praktika e GJEDNJ-së lidhur me të drejtën për liri dhe siguri.

Trajnimi u shoqëruan me raste studimi nga praktika gjyqësore, me qëllim të evitimit të problemeve të cilat shfaqen në praktikën gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve.

Shpërndaje :