Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-09-2014

Program trajnimi/vizitë, për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë (Luksemburg/Trier-Gjermani)

IGJK në bashkëpunim me projektin “Mbështetje e mëtejme në reformën e edukimit ligjor në Kosovë-EULER”, të financuar nga zyra e BE-së në Kosovë, gjatë muajit shtator 2014 është duke realizuar për herë të parë jashtë vendit pjesë nga programi i praktikës, ku përfitues janë kandidatët e ardhshëm për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë duke ndjekur trajnimet në IGJK.

Ky program është duke u realizuar në tri periudha kohore, me tre grupe të kandidatëve.

Përderisa grupi i parë i kandidatëve ka përfunduar programin në pjesën e parë të shtatorit, grupi i dytë (7 kandidatë për gjyqtarë dhe 3 për prokurorë) kanë përfituar në trajnime dhe vizita të ndryshme nga data 15 deri 19 shtator.

Këto trajnime dhe vizita janë realizuar në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian në Luksemburg si dhe në Gjykatën e Landit dhe Akademinë për të Drejtën e BE-së (ERA) në Trier të Gjermanisë. 

Më 15, 16 dhe 17 shator kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, patëm mundësi të ndjekin disa seanca gjyqësore, të takohen dhe marrin leksione nga gjyqtarë të Gjykatës së Drejtësisë të BE-së si dhe vizituan dhe bënë kërkime në bibliotekën e kësaj gjykate. Ndërsa me 18 dhe 19 shtator kandidatët vizituan Gjykatën e Landit në Trier ku u njohën me mënyrën e funksionimit të kësaj gjykate lidhur me rastet civile dhe penale. Gjatë kësaj kohe kandidatët gjithashtu ndoqën trajnime lidhur me të drejtën e BE-së si dhe vizituan bibliotekën  e Akademisë për të Drejtën e BE-së (ERA).

 

Shpërndaje :