Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-09-2014

Fuqizimi i bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar – operimet ndërkufitare me metodat moderne të vlerësimit

Me 22 - 23 shtator 2014, IGJK në kuadër të aktiviteteve për gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar si pika kontaktuese në fushën Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale, në bashkëpunim me projektin e Twinning të BE-së, ka realizuar sesionin e radhës lidhur me temën e lartpërmendur.

Çështjet të cilat janë përfshirë gjatë këtij sesioni trajnues kishin të bënin me specifikat e ndihmës së përbashkët juridike në lidhje me metodat moderne të vlerësimit, në kontekst të krimit të organizuar ndërkufitar dhe kthimit të aseteve. Gjithashtu vëmendje të veçantë i është kushtuar strukturës dhe përmbajtjes së kërkesave të jashtme për BJN bazuar në format e përgatitura nga ekspertët gjerman.

Gjatë trajnimit u dhanë shembuj nga praktika e BE-së lidhur me urdhrat për përgjim të telefonave dhe urdhëresave tjera.                                                       

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar si pika kontaktuese në Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale.

Shpërndaje :