Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-09-2014

Trajnim i Trajnuesve – “Paanësia Procedurale”

Me 03 deri 05 shtator 2014, IGJK në bashkëpunim me programin EROL të USAID-it, ka realizuar Trajnimin e Trajnuesve me temë “Paanësia Procedurale”. Ky program është realizuar nga gjyqtarë amerikanë me përvojë në fushën e trajnimeve gjyqësore.

Në fokus të këtij trajnimi ishte korrektësia procedurale si një pjesë kritike e të kuptuarit se si publiku i interpreton përvojat e tij me sistemin gjyqësor dhe që atë përvojë e përkthejnë në një vlerësim subjektiv të sistemit gjyqësor në tërësi.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan parimet e paanësisë procedurale si: pjesëmarrja në proces dhe dëgjimi i pikëpamjeve të palëve, besimi i palëve në neutralitetin e gjyqtarit, marrjen e vendimeve gjyqësore në bazë të rregullave dhe parimeve, trajtimi i palëve me respekt, besimi i palëve që gjyqtari është i sinqertë dhe i kujdesshëm.

Përmes përdorimit të rasteve praktike dhe metodave tjera interaktive përfituesit patën rastin që të angazhohen në diskutime dhe të zhvillojnë më tutje njohuritë e tyre rreth parimeve të paanësisë procedurale.    

Përfitues: Trajnuesit IGJK-së.

Shpërndaje :