Me 29 deri më 30 shtator 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin e Twinning të BE-së në kuadër të aktiviteteve për gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar si pika kontaktuese në fushën Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar në çështje penale ka realizuar sesionin e fundit dhe përmbyllës lidhur me temën e lartpërmendur.
Çështjet të cilat janë përmbledhur me rastin e këtij trajnimi ishin praktikat më të mira për lëshimin e kërkesave formale për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështje penale, bazuar në raste të ndryshme studimore, përfshirë kërkesat për informatat bankare, video konferencat dhe analizat e forenzikës.
Gjithashtu, për ti kontribuar kësaj fushe ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi nga departamenti për BJN në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, i cili prezantoi praktikat e deritanishme si dhe marrëveshjet bilaterale që posedon Kosova në këtë fushë.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar si pika kontaktuese në Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale.
30-09-2014